mengene
Appearance
MENGENE f.
- Vegël prej druri a prej metali, me një mbajtëse si darë e madhe, që përdoret për të shtrënguar diçka që të mos lëvizë kur e sharrojmë, e limojmë ose e punojmë. Mengene druri (hekuri). E shtrëngoi në mengene.
- E vuri në mengene dikë e shtrëngoi me forcë dhe e detyroi të tregojë, të flasë, të bëjë diçka etj.