mendje
Appearance
MENDJE f.
- 1. Aftësia e njeriut për të menduar, për të njohur e për të pasqyruar botën, për të arsyetuar e për të gjykuar, që arrihet me anë të veprimtarisë së trurit; arsyeja si veti e njeriut; truri si qendër e veprimtarisë mendore; mend (edhe në një varg njësish frazeologjike). Mendje e shëndoshë. Punëtor i mendjes. Aq ia preu mendja. I punon mendja për ... Është i mprehtë (i hollë, i trashë, i lehtë) nga mendja. Iu trash (iu hollua) mendja. I pret hollë mendja. E ka mendjen të hollë. I pjell mendja ka aftësi mendore krijuese. E ka mendjen femër. E ka mendjen akull (brisk, qiqër). E shtrydhi mirë mendjen u mendua fort për diçka, e vrau shumë mendjen. E lodh mendjen. Më zien mendja. Gjykon (vepron) me mendje të vet bën ashtu si e mendon e si do vetë, nuk pyet njeri. S'ia kap (s'ia pret, s'ia rrok) mendja. E ka (e tha) nga mendja e vet. E ka nxjerrë nga mendja e vet. S'i ka nga mendja e tij. I është bërë mendja sport (muzikë). bised. mendon vetëm për sportin (për muzikën). Bluaj me (në) mendje.
- 2. bised. shih MENDIM,~I 4. Sipas mendjes sime... Jam i mendjes që... Jam i një mendjeje me të. Nuk pajtohem me atë mendje. I erdhi një mendje. Ndërroi mendje hoqi dorë nga një mendim i mëparshëm. M'u kthye (m'u ndërrua) mendja nuk e kam më atë mendim që kisha, tashti mendoj ndryshe. Nuk i lot mendja nuk tundet nga mendimi që ka. Ia bleu (ia gjeti, ia zgjodhi) mendjen. Ia di mendjen. Ç'mendje keni për atë? Shkon pas mendjes së tjetërkujt. U vijnë gjithfarë mendjesh. Jam dy mendjesh jam me dysh, ndërdyshas, kam dy mendime, s'di si t'ia bëj. Një mendje më thotë po, një mendje jo jam në mëdyshje.
- 3. bised. Këshillë, mendim si këshillë; mësim. Më jep një mendje! Donte (kërkonte) një mendje nga i ati. S'e do (s'e pëlqen) atë mendje.
- 4. Kujdesi e vëmendja që tregojmë për diçka a për dikë, vëmendje. Ki mendjen! ki kujdes!, hap sytë! S'e ka mendjen aty. S'ia vuri mendjen këshillës që i dhanë. E hoqi (e largoi) mendjen nga dikush a nga diçka nuk kujdeset, nuk shqetësohet më për të. I vë mendjen dikujt
- a) kujdesem për të që të shkojë mirë;
- b) e dëgjoj me vëmendje. Atje (tek ai) i rri mendja për atë është i shqetësuar, për atë ka merak.
- 5. Të menduarit. Higjiena e mendjes. E marr me mendje e kuptoj, jam në gjendje ta kuptoj nëpërmjet të menduarit. E kaloi nëpër mendje. E çoj (e shpie) mendjen te dikush a te diçka.
- 6. Kujtesë, mend (edhe në një varg njësish frazeologjike). E kam (e ruaj) në mendje. Nuk më hiqet (nuk e largoj) nga mendja. E hoqi nga mendja. E fshiu nga mendja nuk e kujton më fare, e harroi krejt. M'u ngul në mendje. Më doli (më iku) nga mendja e harrova fare. Më erdhi (më shkoi, më vajti) në mendje m'u kujtua. E sjell në mendje e kujtoj, e sjell ndër mend. E fut (e shtie) në mendje.
- 7. fig. Njeriu si bartës i të menduarit; njeri me aftësi mendore në një gjendje a në një shkallë të caktuar. Mendje e ndritur (e madhe). Mendje e re (e vjetër). Mendje krijuese. Mendje e ngushtë (e thatë, e mykur). Mendjet më të shquara të njerëzimit.
- 8. bised. Qëllim, synim. Kishte mendje të mirë (të ligë). Erdhi me mendje të keqe. Nuk ia dinim mendjen. Ia kuptoi mendjen. Ia njoh mirë mendjen. Me atë mendje që ka, do ta pësojë.
- Me akull të mendjes libr. shih tek AKULL,~I. I ra mendjes (prapa) e mblodhi veten, e kuptoi më në fund diçka dhe erdhi në rrugë të mbarë. Bie në mendje (në vete) shih te BIE 1. I ka rënë në mendje për dikë a për diçka nuk i hiqet mendimi për dikë a për diçka, për atë mendon vazhdimisht. Ma do mendja shih te DUA. E fjeti mendjen shih te FLE. S'më fle mendja (karari) shih te FLE. Nuk më fle mendja te dikush a te diçka edhe poh. shih te FLE. I fluturoi mendja
- a) shkalloi nga mendtë, u çmend;
- b) diku i shkoi mendja gjetkë, mendoi për diçka tjetër. Me mendje të fjetur i qetë, pa ndonjë shqetësim i sigurt për diçka. E ka mendjen të fjetur shih te FJETUR (i,e). Më ha mendja për dikë a për diçka dyshoj, kam dyshim për dikë a për diçka. Më qan mendja për dikë a për diçka mendoj shumë për dikë a për diçka, aty e kam mendjen, për të jam i shqetësuar. Ma ka (ma merr, ma pret) mendja se... besoj se..., kujtoj se..., më duket se... Hajde mendje, hajde! mospërf.. iron. ama ç'mendje më paske! Për të humbur mendje për ta larguar mendimin a vëmendjen nga diçka a nga dikush, për ta harruar diçka duke u marrë me diçka tjetër. E humbi mendjen (fiqirin) shih te HUMB. Është jashtë mendjes është diçka që s'mund të mendohet, që s'ta pranon arsyeja a logjika. I krisi mendja (koka, një dërrasë) dikujt shih te KRIS. Të kripsha mendjen (trutë)! shih te KRIP. I kullot mendja (gjetkë) shih te KULLOT. Ku të kullot mendja?! shih te KULLOT. E lau mendjen shih te LAJ. La mendjen pas dikujt a diçkaje shih te LË. E ka lënë mendja shih te LË. Lidh mendjen shih te LIDH. I luajti (i iku, i kapërceu) mendja (e kokës) humbi arsyen e gjykimin, shkalloi nga mendtë, u çmend, luajti mendsh. Po më luan mendja (e kokës)
- a) kam dhembje të mëdha në kokë;
- b) kam shumë shqetësime, telashe e probleme që mezi po i zgjidh. Mbaj mendjen! mbahu, mos humb arsyen!, mos e humb! I mbiu në mendje (në kokë) shih te MBIN. Me mendje të lehtë shih te LEHTË (i, e). Me mendje të shtruar shih te SHTRUAR (i, e). S'ma merr mendja edhe poh. nuk jam i bindur për diçka; nuk besoj se mund ta bëj një punë. Ta merr (ta pret) mendja natyrisht, kuptohet vetvetiu, kuptohet lehtë që ashtu është; s'ka se si të jetë ndryshe, sigurisht, patjetër. Ia mori mendjen (mendtë) dikujt shih te MEND, ~TË. E mblodhi mendjen shih te MBLEDH. Me mendje të mbledhur shih te MBLEDHUR (i, e). E mblodhi (e ndau) mendjen top shih tek TOP,~ I 7. E ka mendjen top shih tek TOP,~I. I është bërë mendja top shih tek TOP,~I 7. I është bërë mendja veri shih te VERI,~U. Ia mbushi mendjen (kokën) dikujt shih te MBUSH. Iu mbush mendja qyp u bind plotësisht për të bërë diçka, iu mbush mendja top. E ndau mendjen shih te NDAJ. Iu ngrit mendja nuk është më i qetë, e ka mendjen te diçka tjetër që e shqetëson. Me mendje të ngritur shih te NGRITUR (i, e). S'ma nxë endja (koka) shih te NXË 1. I pëlqen mendja (e vet)
- a) është mendjemadh;
- b) vepron në kokë të vet, pa pyetur njeri. Piu mendjen mospërf. u deh, u bë tapë. Ta pret mendja sigurisht, s'ka dyshim, pa dyshim. S'ia pret mendja (koka, fiqiri, poçi) edhe poh. shih te PRES I, 23. Nuk ma priste mendja se... nuk pandehja se, nuk më shkonte nëpër mend që... Ia prishi mendjen shih te PRISH. U prish (u çart) nga mendja (mendsh, nga mendtë) shih te PRISHEM. Rrah mendjen shih te RRAH. Ka rrëshqitur nga mendja shih te RRËSHQAS. I është rritur mendja (hunda) shih te RRITEM. Me sytë e mendjes shih te SY,~RI. Shkoj në mendje (ndër mend) diçka e mendoj, e kujtoj. Më shkon (më vete) mendja për diçka kam dëshirë për diçka, më teket për diçka. I ka shkuar mendja për peshk dikujt i është tekur për të ngrënë peshk, do peshk. Vete (shkoj) me mendje (me mendimin) se... kujtoj se..., besoj se ... I shtegton mendja dikujt shih te SHTEGTOJ. Ia shtie në mendje (ia fut në [ndër] mend) shih te MEND,~TË. E shtroi mendjen shih te SHTROJ. I është trashur mendja (koka, truri) mospërf. shih te TRASH. I turbulloi mendjen (gjykimin) shih tek TURBULLOJ 3. Ç'i thotë mendja? ç'mendim ka për diçka?, ç'ka ndër mend të bëjë? Ma thotë mendja se... shih te THEM. Thirri mendjes! eja në vete! shiko se ku ke përfunduar! I ka vdekur mendja mospërf. shih te VDES. Vë (shtie) në mendje (ndër mend) diçka shih te MEND, ~TË. Nuk e vret mendjen (kokën) për diçka edhe poh. shih te VRAS. Gjeti mendja mendjen mendojnë njëlloj si njëri e tjetri, të dy një kokë kanë. Doli mendje mbi mendje iron. doli mbi të gjithë, e bëri veten për më të zgjuarin. Ia bëri mendjen çapraz shih te ÇAPRAZ. Ia bëri mendjen çarçaf shih te ÇARÇAF,~I. E ka mendjen çarçaf shih te ÇARÇAF, ~I. Ia bëri mendjen çorap shih te ÇORAP,~I. Ia bëri mendjen (kokën) çorbë shih te ÇORB/Ë,~A. M'u bë mendja (koka) dhallë (bozë, çorbë përshesh, lëmsh, tym) shih te DHALL/Ë,~I. Ia bëri mendjen (kokën) daulle dikujt shih te DAULL/E,~JA. Ia bëri mendjen firifiu shih te FIRIFIU. E ka mendjen firifiu shih te FIRIFIU. Ia bëri mendjen livadh dikujt shih te LIVADH,~I. E ka bërë mendjen pupa shih te PUPA. Iu bë mendja havale shih te HAVAL/E,~JA. Ia bëri mendjen ujem (e bëri ujem) shih tek UJEM,~I. M'u bë mendja ujë shih tek UJ/Ë, ~ I. I bredhërin gjuha para mendjes shih te GJUH/Ë,~A. I ka hipur mendja në qiell i është rritur shumë mendja, është bërë mendjemadh; i pëlqen shumë vetja. Është poç nga mendja (nga koka) shih te POÇ,~I. Është trokë nga mendja shih te TROKË. E ka mendjen fyell shih te FYELL,~I 6. E ka mendjen kobure shih te KOBUR/E,~JA. E ka mendjen në kokë gjykon vetë, është në gjendje të arsyetojë vetë, nuk flet e nuk vepron pa i matur e pa i peshuar mirë gjërat. E ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës (pas qafe, pas shpine) shih te KOK/Ë,~A. E ka mendjen okë (me okë) shih tek OK/Ë,~A. E ka mendjen të prishur shih te PRISHUR (i, e). Nuk e ka mendjen (kokën) në vend shih te VEND,~I. E ka mendjen fije peri shih te FIJ/E,~A. E ka mendjen në majë të kësulës (në majë të qeleshes) shih te KËSUL/Ë,~A. Ka një mendje më tepër shih tek TEPËR. Merr mendjen (mendtë) e botës (e të tjerëve) dëgjon vetëm fjalët e botës, vepron siç thonë të tjerët, nuk gjykon vetë në mënyrë të pavarur. I ka marrë mendja (koka, kryet) erë shih te KOK/Ë,~A. U sjell mendjen rrotull (vërdallë, përqark) dikujt e bën që të mos dijë nga t'ia mbajë, e ngatërron dhe e huton. I vjen (i sillet) mendja (koka, festja) vërdallë (rrotull) shih te VËRDALLË. S'sheh syri, sheh mendja shih te SY, ~RI. Shtati pyll e mendja fyell shih te PYLL,~I. Trupi boçkë e mendja lomçkë mospërf. shih te BOÇK/Ë,~A. Nga këmbët borroviq, nga mendja eksiq shih te BORROVIQ,~I. Mendja e madhe e zeza e të zot fj.u. mendjemadhi e pëson vetë. Mendja e madhe ta thyen qafën (zverkun) fj.u. mendja e madhe e zeza e të zot.
Tosk:Me+ Nde(ndjej)= Ment Latin:Menta,Mental,Mentalität, Geg:Me+Ni = Men Menim German:Meinen Anglisht:Meaning