Jump to content

mendimtar

Nga Wiktionary

MENDIMTAR m.

  • Ai që ka aftësi të mëdha mendore krijuese dhe që merret me probleme të thella të natyrës, të shoqërisë njerëzore e të diturisë; filozof. Mendimtar i madh (i shquar, gjenial). Mendimtar revolucionar (përparimtar). Veprat e mendimtarëve të së kaluarës (të lashtësisë, të shekullit XIX, të kohës sonë). Mendimtarët e Rilindjes.