mend

Nga Wiktionary

MEND f. vet.

  • 1. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën, zotësia për të hyrë në thelbin e gjërave, për të shpjeguar ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë dhe për të vepruar në përputhje me to; aftësia për të kuptuar e për të gjykuar drejt, arsye; zgjuarsi, mençuri; truri si qendër e veprimtarisë mendore, mendje (edhe në një varg njësish frazeologjike). Njeri me mend. Kaq mend ka. Është i trashë (i mpitë) nga mendtë. Punon (sillet, vepron) me mend (në kokë). E kapi me mend. Ia çau mendtë më dysh.
  • 2. Mendimi që kemi për diçka a për dikë; ajo çka mendon dikush, përmbajtja e të menduarit. Ndërroi mend. Mos shko me ato mend! Me ç'mend ke ardhur? Flet me mendtë e tjetërkujt.
  • 3. Dije, mësim; përvojë; këshillë. Do (kërkon) mend nga shokët. U jep mend të tjerëve i këshillon; u shet mend. Erdhi për mend. Priste mend nga më të vjetrit.
  • 4. Kujtesë (edhe në një varg njësish frazeologjike). E kam në (ndër) mend e kujtoj, e kam parasysh. E mbaj në (ndër) mend nuk e harroj. E sjell ndër (në) mend e kujtoj. Më shkon ndër mend kujtohem; mendoj. Më vjen (më bie) ndër mend më kujtohet. Ia shtie (ia fut) në (ndër) mend (në mendje) ia kujtoj. Nuk më hiqet nga mendtë. Më doli (më iku) nga mendtë (mendsh) e harrova.
  • Është afër mendsh (afër mendjes) shih tek AFËR. Është larg mendsh shih te LARG. S'do mend me siguri, patjetër; dihet, s'ka nevojë të thuhet, natyrisht. Bëj mend
  • a) mendoj, them të bëj diçka; vendos, ndaj mendjen të bëj diçka;
  • b) shkëmbej mendime me dikë; këshillohem me dikë. Më bie ndër mend për diçka kam dëshirë të kem diçka, më teket për diçka, më vete mendja për diçka. Bluaj (rrah) me mend sjell e përsjell nëpër mendje për të gjetur një zgjidhje; e mendoj mirë, e shoshit në mendje. Ka dalë mendsh s'është më në vete, u çmend, shkalloi; nuk di se ç'bën. Derdh mendtë shih te DERDH. Më hahen mendtë (ndër vete) mendoj shumë se si të veproj a si t'ia dal mbanë një pune; vras mendjen, e lodh mendjen për diçka; jam në mëdyshje, një mendje më thotë po, një mendje më thotë jo. Humbi (treti) mendtë (e kokës) shih te HUMB. A je ndër mend?!
  • a) a e ke mendjen në rregull apo jo?, a je në gjendje të gjykosh se ç'po bën?, a e ke mendjen në vend? (thuhet kur dikush thotë e bënë diçka fare të papeshuar a të pamenduar). Kam ndër mend... mendoj (të bëj diçka, të shkoj gjëkundi etj.). E lanë mendtë nuk është më në gjendje të mendojë ose të gjykojë thellë, rrodhi, u çmend. E lëshuan mendtë dikë shih te LËSHOJ. Më la pa mend më habiti shumë, më la gojëhapur. E luajti (e prishi, e nxori) mendsh dikë shih te PRISH. Luan mendsh për diçka a për dikë shih te LUAJ. Luajti nga mendtë (mendsh) shih te LUAJ. Lajthiti nga mendtë u çmend. U prish (u çart) nga mendtë (nga mendja, mendsh) shih te PRISHEM. E lënuri nga mendtë dikë shih te LËNUR. Shajtoi nga mendtë shih te SHAJTOJ. E qiti mendsh
  • a) dikë a diçka e harroi; b)dikë e mërziti me fjalë a me diçka tjetër, e mërziti aq sa e bëri si të çmendur. Merr mend dikush kupton, ka arsye. Na mori mendsh na trullosi, na hutoi fare. Ia mori mendtë (mendjen) dikujt e trullosi, e hutoi; e magjepsi; ia prishi mendjen. E marr me mend e përfytyroj vetë zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, e kuptoj vetë si është puna. Merret me mend përfytyrohet; kuptohet vetiu, kuptohet pa vështirësi. Më merren mendtë nuk jam në gjendje të mbaj drejtpeshimin në të ecur, më duket sikur më sillet rrotull çdo gjë, më vjen mendja vërdallë. Mbaj mend edhe moh. kam zotësinë të riprodhoj atë që kam lexuar, që kam dëgjuar, që kam parë etj. e ruaj diçka në kujtesë, kam kujtesë të mirë. Nuk e mbaj mend edhe poh. nuk më kujtohet. Mbahet mend dikush a diçka kujtohet, nuk harrohet. Mbeta (ngela) pa mend (pa gojë) u çudita shumë, u mahnita jashtë mase. Mblidhi (mbështilli) mendtë (trutë)! mendohu mirë!, kij kujdes!; eja në vete! Ia nxori (ia qiti) mendtë (trutë) dikujt s'e la fare të qetë, e mërziti jashtë mase, e shastisi fare. Shet mend shih te SHES. Shkapet mendtë shih te SHKAPET. Shkoj ndër mend (në mendje) diçka shih te MENDJ/E,~A. E them (e bëj) me mend e them me vete, duke u menduar, pa folur. Vuri (zuri, nxori) mend
  • a) mësoi nga një pësim; përfitoi nga diçka;
  • b) u bind, e kuptoi. I vë mend (mendjen) dikujt a diçkaje e dëgjoj a e ndjek me vëmendje, përqendrohem që të mësoj mirë; tregoj kujdes për diçka. Vë (shtie) në (ndër) mend (në mendje) diçka e ruaj në kujtesë për të mos e harruar. Erdhi në mend u përmend; erdhi në vete. I erdhën mendtë
  • a) u përmend, erdhi në vete;
  • b) e kuptoi më në fund se si duhet vepruar;
  • c) mësoi nga një pësim. E kam me gjithë (me tërë) mend e kam me të vërtetë, e kam pa shaka. Mend për tjetër herë ta kemi mësim për tjetër herë, tashti e dimë si duhet vepruar (pas një pësimi që bëhet mësim). Me sa palë mend? si nuk e mendove mirë?, si t'u mbush mendja?, ç'të tha mendja? Është fushë nga mendtë (nga koka) shih te FUSH/Ë,~A. S'na i ka çukitur (s'na i ka ngrënë, s'na i ka pirë) sorra (pula) mendtë shih te SORR/Ë,~A. Ia dha mendtë në dorë dikujt e bëri të habitet pa masë, e mahniti, e la pa mend. Hyn me mend e del pa mend diku mahnitesh nga ato që sheh këtu, lë mendjen. I ka hime mendtë (trutë) shih te HIM/E,~JA. I ka mendtë pupël shih te PUP/ËL,~LA 3. Ia ka mendtë vetes shih te KAM. Nuk i ki mendtë e tij! edhe iron. nuk është aq i zgjuar sa ai! Nuk i ka mendtë në kokë edhe poh. nuk di se ç'bën, nuk vepron me mend, nuk është në rregull nga trutë. I kanë dalë mendtë mbi gërsheta (mbi bishtaleca) është fare mendjelehtë (thuhet për gratë). I ka mendtë (e ka mendjen) prapa kokës (pas qafe, pas shpine) shih te KOK/Ë,~A. Ia ka marrë mendtë era dikujt shih tek ER/Ë,~A I. I kishte mendtë në tra (nga trarët, nga qofkat) dikush mospërf. shih te TRA,~U. I ka mendtë majë thanës shih te THAN/Ë,~A. I ka mendtë në tufë (në majë) të festes shih te FEST/E,~JA. Ka një okë mend në kokë shih tek OK/Ë,~A. Nuk ka (as) dy (pesë) para mend shih te PARA,~JA. Ia ka lëpirë lopa mendtë (trutë) dikujt tall. shih te LËPIJ. U plak me një palë mend mospërf. nuk ndërroi kurrë mendim, vazhdoi tërë jetën në atë të vetën; nuk u bë më i mençur nga ç'ishte në fillim. Mos e qit pas mendsh! mos e lër në harresë, mos e harro! Shkoi (humbi, e pësoi) për mendtë e kokës shkoi kot, humbi prej budallallëkut, nga pakujdesia e vet etj., e pësoi për hiçgjë. Vuan për mendtë e kokës vetë e ka fajin, të gjitha mundësitë i ka, po s'kupton, ia bën vetes të keqen.


MEND pj.

  • Për pak, gati. Mend u përplas (u rrëzua). Mend ra përtokë. Mend harrova. Mend e theu.