membranë

Nga Wiktionary

MEMBRANË f.

  • 1. anat., bot., biol. Cipë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ të frymorëve, një farë, qelizën etj.; lëkurëz.
  • 2. fiz., tek. Fletë e hollë, zakonisht prej gome a prej metali, që vesh aparate, mekanizma të ndryshëm etj. ose që është pjesë e tyre; mbulesë e hollë. Membranë e valëzuar. Membrana e pompës. Membrana e telefonit. Membrana e altoparlantit.