melodramë

Nga Wiktionary

MELODRAMË f.

  • 1. let. Vepër dramatike moralizuese, ku veprimi zhvillohet në mënyrë të tillë që ta mallëngjejë spektatorin e ta mbajë atë në një gjendje të ngritur, duke gërshetuar elementet e theksuara tragjike, me ato sentimentale dhe duke shfrytëzuar efektet e jashtme e situatat e papritura e artificiale.
  • 2. let., muz. Vepër dramatike, në të cilën fjala e personazheve shoqërohet me muzikë e me këngë (edhe hist.).
  • 3. fig. libr. Ngjarje ose gjendje, gjatë së cilës shfaqen lirshëm lloj-lloj ndjenjash prekëse që shkaktojnë të qara e të qeshura. Pati një melodramë.