mel
Appearance
MEL m. bot.
- Lloj drithi me kërcell të hollë e me gjethe si të grurit, që nxjerr sipër një xhufkë të mbushur me kokrra shumë të vogla; kokrrat e kësaj bime, që përdoren zakonisht si ushqim për zogjtë, për të përgatitur bozë etj. Miell (bukë) meli. Bozë meli. Sa një kokërr mel shumë i vogël.
- U bë mel u mblodh, u struk e s'u ndie më (nga frika, nga turpi etj.). Humbi si meli në haliç (në rërë) u zhduk fare, nuk duket gjëkundi. Është tre mel e dy grurë mospërf. është i trashë nga mendja, nuk ia pret, s'ka shumë në kokë. Të merr kokrrën (koqen) e melit para gjelit shih te KOK/ËRR,~RRA.