mekanikë
Appearance
MEKANIKË f.
- 1. Degë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së trupave në hapësirë e forcat që e shkaktojnë këtë lëvizje, si edhe ligjet e drejtpeshimit të trupave; degë e teknikës që merret me studimin dhe zbatimin praktik të këtyre ligjeve. Mekanika teorike (praktike, e zbatuar). Mekanika teknike. Mekanika e kuanteve. Teoria e mekanikës. Pjesët e mekanikës kinematika, statika e dinamika.
- 2. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj dege në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Teksti i mekanikës. Provimi i mekanikës.
- 3. Tërësia e makinave ose e mjeteve të mekanizuara që përdoren kryesisht në bujqësi; makineri. Mekanika bujqësore.
- Mekanika qiellore astr. degë e astronomisë që studion lëvizjen e trupave qiellorë. Rregulla e artë e mekanikës fj.u. shih tek ARTË (i, e).