Jump to content

mekanik

Nga Wiktionary

MEKANIK m.

  • Punëtor i përgatitur a teknik që ngre më këmbë ose ndreq makina, aparate e pajisje të ndryshme; teknik që mirëmban një makinë. Mekanik elektricist (hidraulik). Mekanik montues. Mekanik automjetesh. Brigada e mekanikëve.


MEKANIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me mekanikën, që i përket mekanikës, i mekanikës; që merret me mekanikë. Ligjet mekanike. Shkollë mekanike. Dega mekanike e fakultetit të inxhinierisë.
  • 2. Që punon a lëviz me ndihmën e një makine ose të një mekanizmi; që bëhet me makinë. Mjete mekanike. Sharrë (pompë, sitë) mekanike. Lopatë (shkallë) mekanike. Endje mekanike. Mjelje (qethje) mekanike. Shirje (korrje, zhveshje) mekanike. Çpim mekanik.
  • 3. Që ka të bëjë ose që merret me projektimin me prodhimin dhe me ndreqjen e makinave e të aparateve të ndryshme, si edhe të pjesëve të tyre të veçanta. Industria mekanike. Uzinë mekanike. Repart mekanik. Baza (ofiçina) mekanike. Inxhinier mekanik.
  • 4. Që shkaktohet nga një forcë e jashtme (tronditje, lëkundje, gërvishtje etj.), e cila vepron mbi diçka. Dëmtime mekanike.
  • 5. fig. Që bëhet në mënyrë të vetvetishme e të pavullnetshme, në mënyrë të pavetëdijshme e pa u menduar; që është diçka e jashtme, jo e brendshme e organike; që punon e vepron si një makinë; që nuk kërkon ndonjë përpjekje të madhe mendore; i thjeshtë. Lëvizje mekanike. Punë mekanike. Zbatim mekanik. Lidhje mekanike. Shtesë mekanike. Kujtesë mekanike. psikol. Riprodhim mekanik (i mësimit). Shumica mekanike e votave shumica e thjeshtë. Në mënyrë mekanike mekanikisht.
  • Materializmi mekanik filoz. shih te MATERIALIZ/ËM,~MI.