Jump to content

mej

Nga Wiktionary

MEJ kal.

  • 1. E pakësoj diçka ca nga ca derisa të mbetet shumë pak ose të soset krejt; e mbaroj, e shteroj. S'ia mehu bukën (ujin). Dhia e mehu qumështin.
  • 2. E ul diçka pak e nga pak, e dobësoj ca nga ca derisa të ndërpritet a të zhduket krejt. E mehu duhanin (rakinë). Kali mehu vrapin. S'e mehën punën. Bilbili e mehu këngën.
  • 3. jokal., vet. veta III. Pakësohet pak e nga pak derisa të ndërpritet; mbaron, shteron; pushon. Mehu bora (shiu). Ka mehur burimi. Mehu zhurma.
  • 4. jokal. Pushoj, hesht. Mej, mos fol më!