mediokër
Appearance
MEDIOKËR mb. mospërf., libr.
- 1. Që ka aftësi të kufizuara, që nuk shquhet për ndonjë zotësi ose për ndonjë cilësi të veçantë; që është i rëndomtë (për njerëzit). Njeri mediokër. Nxënës (student) mediokër. Shkrimtar (poet) mediokër.
- 2. Që është poshtë mesatares nga cilësia ose i papërfillshëm nga sasia; që s'ka shumë vlerë, që është tepër i rëndomtë; që s'është as i mirë, as i keq (për diçka). Vepër (pjesë) mediokre. Jetë mediokre.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Punë mediokrish.