medet
Appearance
MEDET pasth. bised.
- 1. Përdoret kur shprehim dëshpërim, dhembje, keqardhje, frikë etj.; mjerë. Medet për të! Medet, sa keq! Medet ç'na gjeti! Ah medet! Hej, medet! Vaj medet!
- 2. si em. m. E keqe e madhe, fatkeqësi, mjerim, hata. Ç'është ky medet që i gjeti!
- 3. si em. ~, ~I m. Ndihmë, shpëtim; derman. I sëmuri kërkonte medet. Gjeti medet.
- Bën medet vajton. U bë për medet dikush a diçka ka rënë në një gjendje shumë të keqe a të vajtueshme, është bërë për ta vajtuar.