Jump to content

medalje

Nga Wiktionary

MEDALJE f.

  • Pllakëz e rrumbullakët prej metali me ndonjë figurë a mbishkrim, e cila i jepet dikujt për merita në luftë, në punë, në gara sportive, në konkurse etj. ose për të kujtuar një ngjarje të shënuar; dekoratë. Medalje sportive (olimpike). Medalje ari (argjendi, bronzi). Medalja e Punës. Medalja e "Naim Frashërit". U dekoruan me medalje. E kishte gjoksin të mbushur me medalje.
  • Ana tjetër e medaljes e kundërta e asaj që duket ose që pranohet si e vërtetë, ana tjetër e çështjes.