mbyturazi
Appearance
MBYTURAZI ndajf.
- 1. Me zë të dobët e të mekur aq sa mezi dëgjohet; si me hundë, si nëpër dhëmbë, jo qartë. Qante (rënkonte, fliste) mbyturazi. Kollitej mbyturazi. Qeshi mbyturazi.
- 2. Jo me vrull, mezi; pa u ndjerë e pa u dukur. Ecte (shkelte) mbyturazi mbi bar. Drutë digjeshin mbyturazi. Vepronte mbyturazi.
- 3. Pa e thënë qartë mendimin, pa u shprehur qartë, as po as jo. E sillte fjalën mbyturazi.