mbytur
Appearance
MBYTUR m.
- Ai që është mbytur në det, në lumë etj. Nxorën të mbyturin. I mbyturi s'ka frikë se laget. fj. u. Kapet si i mbyturi pas flokëve të vet. fj.u.
- Si i mbyturi nëpër shkumë shih te SHKUM/Ë,~A.
MBYTUR f.
- Fem. e MBYTUR,~I (i).
MBYTUR mb.
- 1. Që është mbytur në ujë etj. Kafshë (dhi, dele) e mbytur. Gjetën një njeri të mbytur.
- 2. Që është fundosur në ujë (për një mjet lundrimi etj.). Deri tek anija e mbytur. Nxorën një vapor të mbytur.
- 3. Që është ngopur me një lëng për t'u zbutur; që ka shumë sherbet. Bakllava e mbytur.
- 4. Që mezi dëgjohet, i dobët, i mekur; që duket sikur vjen nga larg ose nga një vend i mbyllur a i thellë. Zë (rënkim, gjëmim, kumbim) i mbytur. Zhurmë (krismë, klithmë) e mbytur. Kollë e mbytur. Dëgjoheshin thirrje (britma) të mbytura.
- 5. Që mezi duket ose mezi digjet, i dobët, i mekur. Zjarr i mbytur. Flakë e mbytur.
MBYTUR ndajf.
- 1. Plot e përplot; deri në fyt, mbushur plot. I gjeti mbytur në borxhe. E gjeti mbytur në lot.
- 2. shih MBYTURAZI. Dëgjohej mbytur. Psherëtinte mbytur. Digjej mbytur. U përgjigj mbytur.