Jump to content

mbytem

Nga Wiktionary

MBYTEM vetv.

  • 1. Vdes ngaqë më zihet fryma, kur më shtrëngojnë fort grykën, kur s'ka ajër, kur jam i zhytur brenda së ujë etj.; vet. veta III ngordh ngaqë i zihet fryma, kur i shtrëngojnë fytin, kur është e zhytur në ujë etj. (për kafshët). U mbyt një njeri. U mbytën dy dhi. U mbyt në lumë (në pus). Ndihmë, se u mbyt!
  • 2. Mezi marr frymë a mezi e kapërcej ushqimin ngaqë më pengon diçka në fyt. I shkoi uji (buka) ters dhe u mbyt.
  • 3. vet. veta III. Fundoset (për një mjet lundrimi etj.); zhytet krejt në ujë a në një lëng tjetër. U mbyt anija (lundra, trapi). U ça dhe u mbyt.
  • 4. vet. veta III. Mbulohet krejt me ujë a me diçka tjetër, përmbytet. U mbytën arat. U mbyt oborri në baltë. U mbyt në lot (në djersë).
  • 5. vet. veta III fig. Mbushet plot me diçka që vjen a del me shumicë, përmbytet; edhe veta I kam diçka me shumicë ose me tepri. U mbyt tregu me pemë. U mbytëm me portokaj.
  • 6. fig. Kam shumë punë, detyrime etj. sa s'i mbaj dot; jam shumë i zënë me diçka. U mbytën në punë. U mbytën nëpër mbledhje. Ishte mbytur në borxhe. U mbyt duke mësuar mëson shumë e pa pushim.
  • 7. fig. Zhytem, futem thellë. U mbyt në mendime.
  • 8. vet. veta III fig. Shuhet, fashitet, s'duket a s'ndihet më. U mbyt zhurma. Iu mbyt shkëlqimi.
  • 9. Pës. e MBYT.
  • Ku të mbytem? (s'kam ku të mbytem) s'kam ku të futem, s'di ku të vete që të shpëtoj nga një hall i madh, nga një turp etj. Mbytet në një pikë (lugë, gotë, filxhan, gisht) ujë mospërf. shih tek UJ/Ë,~I. U mbyt në lumë pa ujë shih te UJ/Ë,~I. Rri sikur i janë mbytur gjemitë shih te GJEMI,~A.