mbushje

Nga Wiktionary

MBUSHJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBUSH, MBUSHEM. Mbushja e dyshekut. Mbushja e gropës. Mbushja e dhëmbit. Mbushja e armës. Mbushja e fletanketës. Mbushja e moshës.
  • 2. Lëndë me të cilën mbushet një vrimë, një e çarë, një vend i zbrazët etj. Mbushje zhavorri (rëre). Mbushje gome. Mbushje për themele.
  • 3. kryes. Llum e papastërti që grumbullohen nga ujërat nëpër kanale, nëpër gropa etj. Pastrimi i kanaleve nga mbushjet. Mbrojtja e tokave nga mbushjet.
  • 4. usht. Lënda plasëse a shpërthyese, me të cilën mbushen fishekët, predhat minat etj. Mbushja e parë (e dytë). Mbushje bërthamore. Fishek pa mbushje. I heqin mbushjen.
  • 5. gjell. Iç.
  • 6. Lloj prashitjeje që u bëhet disa bimëve, duke afruar dheun pas rrënjës, mbathje. Mbaruan me mbushjen.