Jump to content

mbushem

Nga Wiktionary

MBUSHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. I futet një lëng a një lëndë tjetër brenda derisa nuk nxë më a derisa rrafshohet, bëhet plot (për enët a për diçka tjetër të zbrazët a të thelluar); zihet a mbulohet krejt me diçka një vend i zbrazët a një hapësirë; kund. zbrazet. U mbush ena (shtamba, shishja, gota). U mbush gropa me dhe (me baltë). U mbush hendeku me ujë. U mbush fusha me lym. U mbush shtrati i lumit (i përroit).
  • 2. vet. veta III. Shtohet shumë numri i njerëzve diku, zihet me njerëz aq sa s'ka më vend; bëhet i plotë, plotësohet, rritet. U mbush dhoma (sheshi, vendi) me njerëz. U mbushën radhët e rinisë.
  • 3. vet. veta III edhe fig. Bëhet e plotë diçka e mangët, plotësohet ajo që mungon ose që nuk është bërë. U mbush hëna. U mbush numri. U mbushën vendet. U mbushën zbrazëtitë.
  • 4. Ngjallem, shëndoshem, bëhem i mbushur në trup, në fytyrë etj. vet. veta III e zmadhon vëllimin e vet, bëhet i plotë, i fryrë etj. Qenka mbushur mirë në trup (në fytyrë). Iu mbushën faqet (krahët, këmbët). Iu mbushën kokrrat fikut. U mbushën kallinjtë.
  • 5. vet. veta III. Mbulohet tërësisht a pothuajse tërësisht me diçka; ka me shumicë a me tepri, bëhet plot me diçka (edhe fig.). U mbushën malet me borë. U mbush qielli me re. U mbushën arat me grurë. U mbush livadhi me bar të njomë (me lule). U mbushën pemët (kumbullat, qershitë, pjeshkat) me kokrra. U mbushën malet me partizanë. Iu mbush koka (u mbush) me thinja. U mbush qeni me pleshta. U mbush dhoma me tym (me një erë të mirë). U mbush çerdhja (kopshti, shkolla) me zërat e fëmijëve. Pylli u mbush me cicërimat e zogjve. Ishte mbushur fshati me thashetheme.
  • 6. Marr a më sjellin diçka me shumicë aq sa të mos kem më nevojë për të; pajisem me të gjitha sa më duhen (edhe fig.). U mbush me libra (me rroba, me këpucë). U mbush me dhurata (me para, me ushqime). U mbush shtëpia me të gjitha të mirat.
  • 7. fig. bised. Ngopem. U mbush me bukë. S'mbushej dot me frymë.
  • 8. fig. Më ngjallet një ndjenjë e fortë (kënaqësie, gëzimi, hidhërimi etj.); pushtohem i tëri nga kjo ndjenjë. U mbushëm me gëzim (me hare, me besim). U mbush me hidhërim (me urrejtje, me inat).
  • 9. vet. veta III. Plotësohet një kohë a një afat i caktuar; arrin një moshë e caktuar. U mbush java (muaji, viti). U mbushën dy orë. Iu mbush mosha për në shkollë. U mbush afati.
  • 10. vet. veta III fig. bised. Përmbushet, plotësohet. Iu mbush dëshira.
  • 11. bised. Iki me vrap, vrapoj me të gjitha forcat, ua mbath këmbëve. Mbushu! keq. ik, shporru që këtej, m'u hiq sysh, këput qafën!
  • 12. Pës. e MBUSH 1.
  • S'i mbushet barku (plëndësi) mospërf. s'ngopet kurrë, nuk ndien të ngopur. Është mbushur deri (gjer) në fyt (në grykë)
  • a) është mërzitur pa masë i ka ardhur deri në fyt;
  • b) është zemëruar pa masë, mezi po e mban inatin. Nuk i mbushet koka (kryet) nuk do ta kuptojë, nuk bindet, është kokëfortë. U mbush kupa kaloi çdo kufi, nuk durohet më. M'u mbush syri (plot) shih te SY,~RI. M'u mbush zemra (plot) shih te ZEM/ËR,~RA. Iu mbush mendja qyp shih te MENDJ/E, ~A. M'u mbush syri me gjumë u ngopa me gjumë pas një kohe të gjatë pa fjetur. Iu mbushën sytë me lot u mallëngjye, u bë gati për të qarë. S'mbushet pusi me pështymë (me gjilpëra) fj.u. shih te PËSHTYM/Ë,~A.