mbushës
Appearance
MBUSHËS m.
- 1. spec. Lëndë mbushëse. Përdoret si mbushës.
- 2. shih MBUSHËS/E,~JA 2.
- 3. Punëtor që merret me mbushjen e diçkaje. Mbushës shishesh. Mbushës kutish. Mbushës minash.
- 4. usht. Ushtar që ka për detyrë të mbushë armën me predha. Veprimet e mbushësit. Numëron, shënjuesi dhe mbushësi i topit.
- 5. muz. Zëri i tretë në këngët popullore me shumë zëra.
MBUSHËS mb.
- Që shërben për të mbushur diçka. Makinë mbushëse (cigaresh, qumështi). Lëndë mbushëse.