Jump to content

mburrem

Nga Wiktionary

MBURREM vetv.

  • 1. Mburr veten përpara të tjerëve; e vlerësoj veten përpara të tjerëve më lart se sa e meritoj, më pëlqen a e kam zakon të lavdëroj veten, lëvdohem. Mburret shumë përpara të tjerëve. Mos na u mburr kështu!
  • 2. Ndiej veten krenar për dikë a për diçka, jam kryelartë për të, krenohem. Mburrem që jam shqiptar. Mburrem për fitoret tona. Mburren me punëtorët e përparuar.
  • 3. Pës. e MBURR.
  • Mburret (lëvdohet) në të thatë (për së thati) shih te THATË,~T (të).