mbuluar
Appearance
MBULUAR mb.
- 1. Që ka përsipër një rrobë ose një mbulesë, që është i mbështjellë me diçka; kund. i zbuluar. Tryezë e mbuluar. Me fytyrë të mbuluar.
- 2. Që ka çati, që i është vënë çatia; kund. i zbuluar; i pambuluar. Shtëpi (kasolle) e mbuluar.
- 3. Që mbulohet nga një shtresë a nga diçka tjetër; i veshur; i mbushur. Qiell i mbuluar qiell i veshur me re, qiell i vrenjtur.
- 4. fig. Që e fsheh fytyrën e vërtetë, që nuk i tregon qëllimet e vërteta; i fshehur, i maskuar.
- Thëngjill i mbuluar (gacë e mbuluar) keq. njeri i djallëzuar, po që nuk e zbulon veten, njeri që i ka të gjitha nën lëkurë, që vepron nën rrogoz; tinëzar, fsheharak.
MBULUAR ndajf.
- Duke qenë i mbuluar me diçka; kund. zbuluar. Fle mbuluar. Gratë dikur dilnin mbuluar gratë dikur dilnin me ferexhe a me perçe.