mbulohem
Appearance
MBULOHEM vetv.
- 1. Hedh përsipër një rrobë a një mbulesë (kur fle, kur kam ftohtë etj.), mbuloj veten ose një pjesë të trupit; kund. zbulohem. Mbulohem me jorgan (me batanije).
- 2. Hedh përsipër diçka që të mos dukem; fshihem duke mbuluar veten me diçka. Mbulohem me kashtë (me gjethe). U mbulua me dhe (me rërë). Mbulohej me perçe.
- 3. kryes. veta III. Vishet me një shtresë a me diçka tjetër; e mbulon diçka, e zë të gjithë sa e fsheh; mbushet. U mbulua qielli me re. U mbulua mali me borë. U mbuluan fushat me bar. U mbuluan pemët me gjethe. U mbulua me pluhur (me baltë). U mbulua me thinja.
- 4. Pës. e MBULOJ.
- Nuk mbulohet (nuk zihet) dielli me plisa fj.u. shih te DIELL,~I. Nuk mbulohet (nuk zihet, nuk fshihet) dielli me shoshë fj.u. shih te DIELL,~I.