Jump to content

mbufat

Nga Wiktionary

MBUFAT kal. bised.

  • 1. Fryj; ënjt. Mbufat faqet.
  • 2. Mbush plot me diçka një enë a një vend të zbrazët, ngjesh; ngop. Mbufat kazanin. Mbufat gropën me dhe. E mbufati barkun me mana.
  • 3. E bëj diçka të thithë shumë ujë e të fryhet. I mbufati dërrasat me ujë. Uji e mbufati tokën.
  • 4. fig. E zmadhoj tepër, e fryj. E mbufatën atë çështje.