Jump to content

mbruj

Nga Wiktionary

MBRUJ kal.

  • 1. Përziej miellin me ujë dhe e ngjesh mirë deri sa të bëhet brumë, ngjesh; zë e gatuaj bukë me brumë të thartë. Mbruj brumin. Mbruj bukën (kulaçin). E mbrujnë me ujë të ngrohtë.
  • 2. Përgatit llaç ose beton, duke përzier rërë e zhavorr me ujë, me gëlqere ose me çimento. Mbrujnë llaç (beton).
  • 3. fig. E përgatit dhe e edukoj dikë me kujdes e me këmbëngulje duke e bërë të përvetësojë parime, ide e njohuri të caktuara; e formoj. I ka mbrujtur me dashuri për Atdheun. Mbrun ushtarë trima e të devotshëm.
  • 4. Majm; ngjall. E mbrujti kaun (lopën).