Jump to content

mbrojtës

Nga Wiktionary

mbrojtës m.

  • 1. Ai që mbron dikë a diçka; ai që i del zot dikujt a diçkaje; përkrahës. Mbrojtësit e Atdheut socialist. Mbrojtësit e qytetit. Mbrojtës i lirisë (i interesave të popullit).
  • 2. drejt. Ai që është ngarkuar për të mbrojtur një të pandehur në gjyq. Fjala (dëshmia) e mbrojtësit.
  • 3. sport. Lojtar i mbrojtjes në lojën e futbollit dhe në disa lojëra të tjera me top. Mbrojtësi i djathtë (i majtë).


MBROJTËS mb.

  • 1. usht. Që lidhet me mbrojtjen e vendit, që i përket mbrojtjes; që siguron mbrojtjen e vendit; që bëhet për t'u mbrojtur nga armiku. Ushtri mbrojtëse. Fuqi (aftësi) mbrojtëse. Luftë (taktikë) mbrojtëse. Masa (mjete) mbrojtëse. Vijë (punime) mbrojtëse.
  • 2. Që përdoret ose që hyn në punë për t'u mbrojtur nga një rrezik, nga një sëmundje etj.; që bëhet ose që përdoret për të mbrojtur dikë a diçka. Bojë mbrojtëse. Syza (maskë) mbrojtëse. Mur (brez, ledh) mbrojtës. Pyje mbrojtëse. Perde mbrojtëse. Veshje (këpucë, çorape) mbrojtëse veshje që përdoren për të mbrojtur trupin nga lëndët helmuese, nga nxehtësia etj.
  • 3. drejt. Që merr përsipër ose që ngarkohet për të mbrojtur një të pandehur në gjyq. Avokat mbrojtës. Dëshmitar mbrojtës.
  • Faqe mbrojtëse shtypshkr. shih te FAQ/E, ~JA. Përparëse mbrojtëse usht. shih te PËRPARËS/E,~JA 2.