Jump to content

mbroj

Nga Wiktionary

MBROJ kal.

  • 1. Ruaj dikë a diçka nga sulmet e armikut, nga ndonjë kërcënim a rrezik tjetër; kam kujdes për dikë a për diçka dhe marr të gjitha masat e nevojshme për ta ruajtur nga ndonjë e keqe, nga ndonjë dëmtim etj. Mbrojmë Atdheun socialist. Mbrojmë kufijtë. Mbrojmë lirinë (pavarësinë). Mbron interesat e popullit. Mbroj pasurinë socialiste. E mbrojmë nga çdo armik. Mbroj fëmijët nga rreziqet. Mbroj nga zjarri (nga uji, nga prishja). Mbroj monumentet e kulturës. E mbrojtën me gjak.
  • 2. usht. Organizoj mbrojtjen dhe luftoj me armë kundër armikut për të ruajtur një pjesë toke, një vend të caktuar etj., e mbaj me luftë. Qytetin e mbrojtën disa brigada. Mbrojtën pozicionet.
  • 3. I gjendem pranë dikujt duke marrë anën e tij, e përkrah dhe e ndihmoj me mënyra të ndryshme, e ruaj nga sulmet, fyerjet etj. që i bëhen; i mbaj anën; i dal zot. E mbron shokun. Mbrojti të pandehurin. drejt. Mbroj punën (veprën) e dikujt. Mbroj emrin e mirë të dikujt. E mbronte me (pa) të drejtë.
  • 4. I qëndroj besnik dhe i dal zot një ideje, një parimi, një pikëpamjeje, një mendimi etj., duke luftuar kundër kujtdo që kërkon ta hedhë poshtë, ta ndryshojë a ta njollosë; luftoj për një çështje të madhe ose të çmueshme kundër kujtdo që përpiqet ta cenojë. Mbrojmë parimet e marksizmit. Mbronte nderin e tij. Mbronte të drejtat e vegjëlisë.
  • 5. spec. Paraqit për miratim para një komisioni të posaçëm një vepër për të marrë një gradë shkencore ose një titull shkencor dhe u përgjigjem pyetjeve e vërejtjeve që bëhen, duke dhënë shpjegimet e nevojshme për të provuar vërtetësinë dhe vlerën e punës së paraqitur. Mbroj diplomën (disertacionin).