Jump to content

mbretëroj

Nga Wiktionary

MBRETËROJ jokal.

  • 1. Ushtroj pushtetin monarkik si mbret, si perandor ose si princ; jam mbret, sundoj në një mbretëri (për mbretërit). Mbretëroi për një kohë të shkurtër (të gjatë).
  • 2. fig. keq. Sundoj mbi dikë si një mbret, sillem si mbret. Ai nuk qeveriste, por mbretëronte.
  • 3. vet. veta III. Zotëron, sundon. Mbretëron heshtja (qetësia). Mbretëron liria (gëzimi, hareja). Mbretëronte shthurja (vuajtja, varfëria, padija).