mbllaçit
Appearance
MBLLAÇIT kal.
- 1. Përtyp e ripërtyp diçka zakonisht me zhurmë e duke e mbajtur për një kohë nëpër dhëmbë; përçap. Mbllaçit bukë (mish). Mbllaçit duhan. Mbllaçiste çamçakëz. Dhia mbllaçit gjethe.
- 2. fig. Them diçka duke e shqiptuar jo qartë e si nëpër dhëmbë; e them gjysma-gjysma, kur s'dua ose kur s'mund të shprehem qartë, përtyp. I mbllaçit fjalët. Çfarë mbllaçit ashtu? Mbllaçiste gjithfarë gjepurash.