mbledh

Nga Wiktionary

mbledh kal.

  • 1. Grumbulloj e përqendroj në një vend njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë; i marr një nga një e i bëj grumbull, tufë etj.; i vë a i fut të gjithë a të gjitha në një vend. I mblodhi fëmijët. Mblodhi pulat (dhitë, bagëtinë). Mblodhën gurët (tullat). Mblodhi gotat (shishet, pjatat). Mbledhin kallinj. Mbledh lule. Mbledh kërpudha. Mbledh dërrasat (gozhdët). Mbledh fletoret. Mbledh plehrat. Mbledh dheun rreth bimës. Mbledh barin e kositur. Mbledh ullinjtë që kanë rënë për dhe. I mblodhi rreth vetes. Mbledh me dorë (me lopatë, me fshesë, me sfurk).
  • 2. Këput pemët, kokrrat etj. dhe i grumbulloj në një vend; vjel, përkoq; grumbulloj prodhimin e të mbjellave. Sivjet i mblodhën shpejt arrat (gështenjat, ullinjtë). Qershitë i mbledhin me dorë, nuk i shkundin. I mblodhën fiqtë e parë. E mblodhën pambukun para shirave. Po mbledhin fasulet.
  • 3. Thërres njerëzit në mbledhje, bëj një mbledhje me ta; thërres disa vetë dhe i bashkoj në një vend për një detyrë a veprimtari të caktuar; ftoj e grumbulloj njerëz me rastin e një feste, të një gëzimi etj. Mblodhi popullin (fshatin) në kuvend. Mblodhi komitetin (kryesinë). Mblodhi brigadën (klasën). Mblodhi ushtrinë (komandantët). Mblodhën vullnetarë (ushtarë). Mblodhi shumë miq (shokë). Mblodhi farefisin. I mblodhi të gjithë për dasmë.
  • 4. Marr pak nga pak, grumbulloj një nga një, herë pas here e vazhdimisht diçka duke kërkuar andej-këtej; marr diçka (para etj.) nga njerëz të ndryshëm a nga vende të ndryshme; grumbulloj; fitoj. Mbledh pulla poste. Mbledh ushqime. Mblodhën ndihma. Mbledh kuotat e anëtarësisë. Mblidhte taksat (borxhet). Mblidhte të tretat (të dhjetat). Mblodhi shumë para.
  • 5. Grumbulloj të dhëna materiale etj. të shpërndara ndër burime të ndryshme për të bërë një studim ose për qëllime të tjera. Mbledh të dhëna (prova). Mbledh fjalë (toponime). Mbledh gojëdhëna (këngë popullore).
  • 6. Fitoj për vete, arrij të marr në të mirën time në një garë sportive, në një votim etj. Mblodhi 350 pikë. sport. Mblodhi 99 % të votave.
  • 7. fig. Përqendroj e vë në veprim në mënyrë të gjallë aftësitë trupore e mendore. Mblodhi të gjitha forcat e veta (forcat e fundit).
  • 8. Tërheq e përthyej diçka të hapur a të shtrirë; e mbështjell, e palos ose e bëj shuk diçka; tërheq nga vetja (zakonisht një fill). Mbledh këmbët (gishtat). E mblodhi bishtin macja. Mbledh çarçafët. Mbledh flamurin. Mbledh velat. Mbledh perin lëmsh. Mbledh litarin (telin). E mblodhi letrën shuk.
  • 9. E ngushtoj një veshje në një pjesë të saj që të bjerë pas trupit ose që të duket më e hijshme. E mblodhi pak fustanin te beli (te shpatullat). Duhen mbledhur pak supet. E mblodhi me pala (pala-pala).
  • 10. Mbështjell me diçka, e mbuloj nga të gjitha anët me të; e mbështjell rreth diçkaje. E mblodhi me letër (me rrobë). E mblodhi me përparëse. I mblodhi plaçkat me një bohçe. E mblodhi foshnjën me shpërgënj. E mblodhi shallin rreth qafës. Mblodhi flokët me shami.
  • 11. mat. Bëj mbledhjen e dy a më shumë numrave për të gjetur shumën e tyre. Mbledh me gojë (me shkrim).
  • 12. edhe jokal. vet. veta III. Zë qelb. Mblodhi qelb plaga. Më mblodhi këmba (dora, gishti). I mblodhi gjiri.
  • 13. bised. E detyroj dikë të bëjë si dua unë; e vë nën kontroll dhe i kërkoj llogari deri me një. Ia mblodhi djalit. Ua mblodhi keq.
  • 14. kryes. kr. thj. fig. bised. E vendosa. E mblodha të nisem. E mblodha ta merrnim me vete. E mblodha të rri edhe sonte.
  • Mblodhi bishtin përb. u tërhoq, ndenji urtë e s'u ndie më (zakonisht nga frika). Mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) buzët (turinjtë, hundët) shih te BUZ/Ë,~A. Mblodhi (mbajti) çaklat shih te ÇAK/ËL,~LA. I mblodhi (i ngriti, i mori) çoparkat iron. shih te ÇOPARK/Ë,~A. I ka mbledhur (i ka lidhur) dengjet shih te DENG,~U. E mblodhi (e rrudhi) dorën filloi të shpenzojë më pak a të mos i prishë paratë kot, e shtrëngoi dorën. Mblidhi dhitë! shih te DHI,~A. E mblodhi fillin shih te FILL,~I. Ia ka mbledhur gjalmat e ka detyruar dikë të veprojë siç duhet, ia shtrëngoi rripat. E ka mbledhur gjuhën nuk flet më aq shumë, nuk llap më, i ka vënë fre gjuhës. Mblidhe kallaballëkun! thjeshtligj. mblidhe mendjen, mos u habit, mos fol kot! I mblodhi këmbët i pakësoi kërkesat, u bë më pak kërkues e më i thjeshtë. I mblodhi (i ndeu) këmbët mospërf. shih te NDEJ. Mbledh (shpij) kockat shih te KOCK/Ë,~A. Mbledh (rrudh) krahët (supet) shih te RRUDH. Ia mblodhi ia ngriti, leckat (rraqet) dikujt mospërf. shih te NGRE. Mblodhi (ngriti) leckat (rraqet) mospërf. shih te NGRE. I mblodhi lotët pushoi së qari. E mblodhi mendjen
  • a) vendosi për diçka, pasi s'kishte ç'të priste më ose të shpresonte për një gjë;
  • b) erdhi në vete, u kthye në rrugë të mbarë, i ra mendjes prapa. Mblidhi (mbështilli) mendtë (trutë)! shih te MEND,~TË. I mblodhi (i ngriti, i ngarkoi) plaçkat edhe iron. shih te PLAÇK/Ë, ~A. Ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (frerin) dikujt e detyroi të sillet e të veprojë në një mënyrë të caktuar, nuk e la të bënte si të donte, mori masa shtrënguese për ta sjellë në një rrugë. Mbledh (ngre, çon, rrudh) supet shih te NGRE. E mblodhi veten
  • a) u çlodh, e mori veten;
  • b) e mori veten në dorë, u qetësua e u përmbajt si duhet. Mblodhi (rrudhi, ngrysi) vetullat (ballin) shih te RRUDH. Mbledh me bar blete shih te BAR,~I I. E mblodhi (e ndau) mendjen top shih tek TOP,~I 7.