mbingarkuar
MBINGARKUAR mb.
- 1. Që është ngarkuar tepër, jashtë masës.
- 2. fig. Që është ngarkuar me punë ose me detyra më të rënda a më të shumta se sa duhet të kryejë rregullisht ose se sa mund të përballojë zakonisht. Nxënës (mësues) i mbingarkuar.
- 3. Që i janë shtuar gjëra të tepërta, të panevojshme ose të vështira për t'u përvetësuar a përballuar. Plan i mbingarkuar. Tekste të mbingarkuara.