Jump to content

mbeturinor

Nga Wiktionary

MBETURINOR mb. libr.

  • 1. Që ka mbetur si pjesë e një të tëre; që është mbeturinë nga lënda a nga sendet e prodhuara dhe që nuk hyn më në punë. Lëndë mbeturinore.
  • 2. Që ka mbetur nga një gjendje a nga diçka tjetër e së kaluarës; që lidhet me një mbeturinë të së kaluarës, e cila shfaqet ose ruhet edhe në ditët tona. Element mbeturinor. Dukuri mbeturinore.