mbeturinë

Nga Wiktionary

MBETURINË f. kryes.

  • 1. Ato që kanë mbetur nga diçka e shkatërruar, e prishur, e thyer etj. dhe nuk hyjnë më në punë; diçka që ka mbetur e nuk ka vlerë, pasi është vjetruar, është përdorur gjatë etj.; gërmadhë. Mbeturinat e shisheve të thyera. Mbeturinat e një makine të prishur. Mbeturinat e një aeroplani. Mbeturinat e një muri të rrëzuar (e një kështjelle të rrënuar). Grumbullimi i mbeturinave.
  • 2. Ato që teprojnë ose që mbeten nga gjellët, nga të ngrënat e të pirat, të mbeturat, të lënat. Mbeturinat e gjellëve. Mbeturinat e drekës (e darkës). Mbeturinat e ushqimeve (e pijeve). Kuti për mbeturina. I dhanë për të ngrënë ca mbeturina. Mbledh (fshij, hedh) mbeturinat.
  • 3. Pjesë e vogël a copë e diçkaje, që del gjatë përdorimit të saj, gjatë përpunimit etj. e mbetet mënjanë, hedhurinë. Mbeturina industriale. Mbeturinat e drurit (e zdrukthit). Mbeturinat e letrës. Mbeturina metali. Mbeturinat e leshit (e pambukut). Përpunimi (shfrytëzimi) i mbeturinave.
  • 4. Ajo që kullon nga një lëng e mbetet në fund të një ene, llurbë, fundërrinë. Mbeturina e vajit në shishe. Mbeturina kafeje.
  • 5. Ajo që i ka shpëtuar shkatërrimit të plotë ose zhdukjes; ajo që ruhet ende sot si diçka e vjetër, e trashëguar nga e kaluara. Mbeturinë e lashtë. Mbeturinat e një ushtrie. Mbeturinat e një kulture të hershme.
  • 6. keq. Koncept, mënyrë të menduari, paragjykim a çdo gjë tjetër e huaj e reaksionare, që ka mbetur nga e kaluara dhe ruhet ende në mendjen e ndërgjegjen e njerëzve; njeri që shfaq koncepte të tilla ose është bartës i këtyre koncepteve. Mbeturinë e vjetër (e huaj). Mbeturina borgjeze (mikroborgjeze, patriarkale, fetare). Njeri me mbeturina. Lufta kundër mbeturinave të së kaluarës. Ka ca mbeturina.