mbetem
Appearance
MBETEM vetv.
- 1. Mbes; ngel. Mbeteshim shumë në klasë. Mbeteshin jetimë. Ç'mbetej në drekë hahej në darkë. Mbetet ende shumë punë për të bërë. Mbetet për t'u sqaruar. I mbetet besnik.
- 2. Pës. e MBES.
- Mbetet (qëndron) në ajër shih tek AJ/ËR, ~RI. Më mbetet cingare diçka shih te CINGAR/E, ~JA. Të mbetet (të ngelet) në dorë (ndër duar) dikush a diçka shih te DOR/Ë,~A. Mbetet plloçë diçka shih te PLLOÇ/Ë, ~A. Gjalpi në lakror mbetet (derdhet, bie) fj. u. shih te BIE I.