Jump to content

mbathur

Nga Wiktionary

MBATHUR mb.

  • 1. Që ka veshur këpucë, çorape etj. në këmbë; kund. i zbathur. Me këmbë të mbathura.
  • 2. Që i ka siguruar për një kohë këpucët, çorapet etj.; fig. që i siguron mjetet e nevojshme për jetesë; kund. i zbathur. I ka fëmijët të veshur e të mbathur.
  • 3. Që është mbathur me potkonj (për kafshët e barrës). Kalë i mbathur.
  • 4. Që i është vënë një mbathë, që është arnuar a është mbathur me një copë të re (zakonisht për një vegël). Shat i mbathur. Sëpatë e mbathur.
  • 5. Që është mbushur me dhe ose që është mbuluar me një shtresë dheu, gurësh etj. Rrugë e mbathur rrugë e shtruar me kalldrëm.