mbaruar

Nga Wiktionary

MBARUAR mb.

  • 1. I kryer plotësisht, që është çuar deri në fund, që është përfunduar së ndërtuari, së shkruari etj. që mund të quhet si e kryer. Ndërtesë e mbaruar. Vepër e mbaruar. Është punë e mbaruar.
  • 2. Që është plotësuar, i përmbushur, i kryer. Porosi e mbaruar.
  • 3. I plotë (për arsimin që ka marrë dikush, për shkollën a kursin që ka ndjekur). Me arsim të lartë të mbaruar.
  • 4. Që është në rënie të plotë e po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar, që po mbaron (për dikë a për diçka); që është duke vdekur, që s'ka shpresë shpëtimi; që ka vdekur. Njeri i mbaruar.
  • 5. I përsosur në llojin e vet, i përkryer; i përgatitur mirë në një punë a mjeshtëri, shumë i zoti a i aftë. Vepër e mbaruar. Mjeshtër i mbaruar. Mjek i mbaruar. Gjahtar i mbaruar. Shënjues i mbaruar.