mbanë
Appearance
MBANË
I. ndajf.
- 1. Në krah, në anë; ndanë, pranë. I rrinte mbanë. I vajti mbanë.
- 2. Në anën tjetër, matanë. Doli mbanë.
II. parafj.
- 1. Përdoret përpara një emri në rasën rrjedhore për të treguar vendin, përbri të cilit gjendet ose lëviz dikush a diçka; ndanë; anës. Mbanë rrugës (urës, lumit). Mbanë fshatit (qytetit).
- 2. Përdoret përpara një emri në rasën rrjedhore për të treguar vendin, përtej të cilit gjendet dikush a diçka; matanë. U hodh mbanë kanalit.
- Mbanë tjetër fj. ndërm. nga ana tjetër, përveç kësaj. Ia doli mbanë (në krye) shih te DAL 24. E qiti mbanë shih te QIT.