mbajtës
Appearance
MBAJTËS m.
- 1. Ai që ka diçka, zotërues. Mbajtësi i armës. Mbajtësi i një urdhri (i një dekorate). Mbajtësi i parave.
- 2. Ai që rrit e ushqen dikë me të ardhurat e veta. Mbajtësi i familjes.
- 3. Ai që ka për detyrë të mbajë a të ruajë diçka. Mbajtësi i regjistrit (i evidencave, i llogarisë). Mbajtësi i rregullit (i qetësisë). Mbajtësi i çelësave. Mbajtësi i flamurit.
- 4. muz. Ai që ia mban këngës, zëri i dytë në këngët popullore me shumë zëra. Marrësi dhe mbajtësi.
- 5. Shkop, dërrasë, hu etj., që shërben për të mbajtur diçka që të mos bjerë. Mbajtës i drunjtë (i metaltë). Mbajtësit e murit (e degëve të mollës). Mbartës. Mbajtës i parazitëve. Mbajtës i një ideologjie të huaj.
MBAJTËS mb.
- Që shërben për të mbajtur a për të përforcuar diçka; përforcues. Mur mbajtës. Digë mbajtëse. Dru mbajtës.