mbështjell
Appearance
MBËSHTJELL kal.
- 1. Mbledh fillin lëmsh në një gjep a në masur; mbledh; kund. çmbështjell; shtjell. Mbështjell perin (fijet). Mbështjell në kallam. Mbështolli litarin (telin).
- 2. Mbuloj diçka rreth e rrotull me një rrobë, me letër ose me diçka tjetër, e mbledh në diçka; e lidh me shami a me një rrobë tjetër si bohçe; e vesh përsipër ose rreth e rrotull me diçka; kund. çmbështjell. E mbështollën me çarçaf (me batanije). Mbështjell kokën me shami. Mbështjell qafën me shall. Mbështjell librat me gazetë. Mbështjell bukën (djathin). I mbështolli plaçkat në bohçe.
- 3. fig. Mbledh në një vend, grumbulloj. Mbështolli plaçkat në një vend. Mbështolli shokët në shtëpi. Mbështolli tërë fshatin. E mbështollën bagëtinë në vathë.
- 4. Mbledh diçka si lëmsh; mbledh diçka të shtrirë a të hapur. Mbështjell trupin (këmbët). Mbështolli grushtin. E mbështolli shaminë shuk.
- 5. fig. E rrok, e afroj dhe e shtrëngoj; e përqafoj; e fut në mes. E mbështjell në gji (në gjoks). E mbështolli në grusht. E mbështollën në mes.
- 6. krahin. Ngjiz, zë, piks (qumështin). E mbështjellin qumështin për kos (për djathë).
- Mbështilli (mblidhi) mendtë (trutë)! shih te MEND,~TË.