mbështillem
Appearance
MBËSHTILLEM vetv.
- 1. vet. veta III. Mblidhet si lëmsh ose rreth e rrotull diçkaje; kund. çmbështillet; shtillet. U mbështoll filli (litari). Hardhia u mbështoll rreth pemës.
- 2. Mbulohem rreth e rrotull me një rrobë; kund. çmbështillem. Mbështillem me kapotë (me batanije, me çarçaf, me jorgan). Mbështillem me shall. Mbështillu mirë që të mos ftohesh!
- 3. Mbledh trupin e bëhem si grusht; mblidhem, kruspullohem. U mbështoll nga të ftohtët (nga frika). U mbështoll si lëmsh.
- 4. kryes. fig. bised. Mblidhemi në një vend, grumbullohemi. U mbështollën në shtëpi. I gjithë fshati u mbështoll te sheshi. Iu mbështollën gardh iu mbështollën shtrënguar rreth e rrotull. Iu mbështollën përreth (rreth).
- 5. fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) bised. I hidhem dikujt me vrull, i turrem; i përmblidhem. Qentë iu mbështollën egërsirës. Iu mbështoll me të shara.
- 6. vet. veta III krahin. Ngjizet, zihet, pikset (për qumështin); trashet (për hallvën).
- 7. Pës. e MBËSHTJELL.
- M'u mbështoll (m'u mblodh) diçka në grykë shih te MBLIDHEM 8. Po i mbështillet kapistalli dikujt shih te KAPISTALL,~I. Iu mbështoll (iu mblodh) lëmshi dikujt shih te MBLIDHEM. U mbështoll (u mblodh) në guaskën e vet shih te GUASK/Ë,~A. U soll e u mbështoll dikush u përpoq me të gjitha mënyrat, dha e mori.