Jump to content

mbështet

Nga Wiktionary

MBËSHTET kal.

  • 1. E vë diçka mbi një send ose diku që të qëndrojë, të mbahet, të mos luajë etj. Mbështet shkallën pas murit. Mbështeti kokën në jastëk (në prehrin e nënës). Mbështet bërrylat mbi tryezë.
  • 2. I vë një mbështetëse (shtyllë, furkë etj.) murit, pemës etj. që të mbahet, të mos lëvizë, të mos bjerë a të mos thyhet; e përforcoj me një mbështetëse. Mbështet murin. Mbështet derën (gardhin).
  • 3. fig. Përkrah dikë a diçka; e miratoj dhe e përkrah mendimin, qëndrimin a veprimtarinë e dikujt, duke e ndihmuar që ta vazhdojë a ta zhvillojë atë më tej; i mbaj anën dikujt, e mbroj; i vij në ndihmë; e ndihmoj. E mbështetën propozimin e shokut. Mbështetën qëndrimin (deklaratën) e qeverisë. Mbështetim luftën e drejtë të popujve. Mbështet me të gjitha forcat. Mbështetën njëri-tjetrin.
  • 4. usht. Ndihmoj me zjarr, me mjete luftimi ose me forca të gjalla një njësi ushtarake që lufton, duke bashkëvepruar me të; ndihmoj. Mbështeti sulmin e këmbësorisë. E mbështetën me artileri (me aviacion). Mbështeti me zjarr kompaninë.
  • 5. fig. Vërtetoj e përforcoj një mendim a përfundim me fakte, dëshmi e arsyetime të caktuara; bazoj, vërtetoj; nisem nga disa të dhëna të caktuara për të shpjeguar e arsyetuar diçka ose për të arritur në një përfundim. Çdo shpjegim e mbështet në fakte. E mbështet shkencërisht. Ku e mbështet ai tezën (pikëpamjen, qëndrimin) e vet?
  • 6. fig. E var shpresën te dikush ose te diçka, shpresoj te dikush ose te diçka. E mbështet të ardhmen në punën e vet. Mbështet shpresat te dikush a te diçka.
  • E mbështeti brinjën mospërf. vdiq.