Jump to content

mbërthyer

Nga Wiktionary

MBËRTHYER mb.

  • 1. Që është kapur me kopsë, i kopsitur; kund. i zbërthyer. Me jakë të mbërthyer. Me këmishë (me pallto) të mbërthyer.
  • 2. Që është ngulitur me gozhdë, me thumba etj. që është mbërthyer; kund. i zbërthyer.
  • 3. Që i ka të bashkuara pjesët e veçanta dhe përbën një të tërë (për një mekanizëm etj.); i ngulur diku; kund. i zbërthyer. Mitraloz i mbërthyer. Me bajonetën të mbërthyer.
  • 4. fig. Që ka shtangur në vend, sikur e kanë mbërthyer. Mbeti i mbërthyer.
  • E ka gojën të mbërthyer (të kyçur) nuk flet dot.