matrikull

Nga Wiktionary

MATRIKULL m.

  • 1. kryes. vjet. Regjistër me numër rendor të veçantë, që përmban emrat e njerëzve që bëjnë pjesë në një grup a kolektiv të caktuar; regjistri që përmban emrat e kafshëve (me shenjat e tyre të posaçme) të një ferme blegtorale etj.; regjistri i armëve ose i armatimeve të një reparti ushtarak; zyra ku mbahet ky regjistër dhe ku bëhet regjistrimi. Oficeri (nëpunësi) i matrikullit. Zyra e matrikullit. U regjistrua në matrikull.
  • 2. Numri përkatës i një ushtari a i armës në regjistër, numri përkatës i një kafshe në regjistrin e veçantë të fermës; pllakë e posaçme me këtë numër. Matrikulli ushtarak (i ushtarit, i konviktorit). Matrikulli i mushkës (i lopës). Matrikulli i armës (i pushkës, i automatikut, i topit). Numri i matrikullit. Medalja (pllaka) e matrikullit.