Jump to content

materialist

Nga Wiktionary

MATERIALIST m.

  • 1. Ithtar i filozofisë materialiste, pasues i materializmit. Materialist dialektik. Materialist metafizik. Materialistët e shekullit XVII e XVIII. Pikëpamjet e materialistëve.
  • 2. bised., keq. Ai që punon, vepron e gjykon duke u nisur gjithnjë a kryesisht nga përfitimi material.


MATERIALIST mb. filoz.

  • Që ka të bëjë me materializmin, që përputhet me parimet e materializmit, që mbështetet në materializëm, që përshkohet nga materializmi; që përkrah dhe mbron parimet e materializmit; që mban qëndrim prej materialisti; kund. idealist. Botëkuptim (koncept) materialist. Filozofia materialiste. Shkencë materialiste. Metodë materialiste. Shpjegim (kuptim) materialist. Dialektika materialiste. Dijetar materialist. Në mënyrë materialiste.