maskuar
Appearance
MASKUAR mb.
- 1. Që ka vënë maskë në fytyrë; që ka ndërruar veshjen, ka vënë mjekër a mustaqe të rreme etj. për të mos u njohur. Me fytyrë të maskuar. Vjedhës i maskuar.
- 2. usht. Që është fshehur duke u mbuluar me degë etj. për të mos u diktuar a për të mos u zbuluar nga armiku. Repart i maskuar. Automjete të maskuara. Pozicion i maskuar. Rojë e maskuar.
- 3. fig. Që e fsheh fytyrën e tij të vërtetë, që shtiret si dikush tjetër; i fshehtë. Armik (agjent) i maskuar. Në mënyrë të maskuar.