maskim

Nga Wiktionary

MASKIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MASKOJ, MASKOHEM. Maskim i plotë. Maskimi i fytyrës (i trupit). Maskimi i vendit (i objekteve, i automjeteve, i trupave). Maskimi i krimit. Maskimi me frazeologji revolucionare. Kostume maskimi.
  • 2. usht. Tërësia e mjeteve dhe e mënyrave që përdoren për të maskuar trupat, armët, objektet ushtarake etj. që të mos i dallojë armiku. Përdor maskimin. Prish (heq) maskimin.