masiv

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MASIV m.

  • 1. gjeogr. Grumbull malesh që shtrihen gati njësoj në gjatësi e në gjerësi dhe që përbëjnë një njësi më vete të relievit. Masive shkëmbore. Masivi i Kurveleshit.
  • 2. gjeogr. Hapësirë e gjerë me karakteristika gjeografike të njëjta: grup pyjesh me një lloj druri, toka të gjera të mbjella me po atë pemë. Masiv gëlqeror (ranor). Masivi pyjor i Divjakës. Masive pishe (ahu). Masive vreshtash (ullinjsh, agrumesh).
  • 3. gjeol. Trevë relativisht e qëndrueshme (me moshë të vjetër) nga ana gjeologjike, rreth së cilës zhvillohen zonat e reja të rrudhosura. Masivi qendror.
  • 4. libr. Grumbull i madh; sasi e madhe, masë e madhe prej diçkaje. Masiv bore. Masiv gurësh.


MASIV mb.

  • 1. Që përfshin shumë njerëz, që përbëhet nga një numër i madh njerëzish; që bëhet nga masat, që u përket masave, i masave të gjera punonjëse. Lëvizje (aksione) masive. Pjesëmarrje masive. Ushtrime masive. Heroizëm masiv. Zhvillim (edukim) masiv. Shkollë masive. Art masiv. Sport masiv. Bëhet masiv.
  • 2. libr. Që ka masë të madhe; që është në përmasa të mëdha, i madh, i vëllimshëm. Ndërtesë masive. Shkëmb (trup) masiv.