mashalla

Nga Wiktionary

MASHALLA I f. vjet.

  • Monedhë ari ose argjendi që u vinin fëmijëve të vegjël në ballë gjoja për t'i mbrojtur nga syri i keq (sipas besëtytnive). Kujtonin se i mbronin fëmijët me mashalla e hudhra.


MASHALLA II f. vjet.

  • Kuti teneqeje me hi e me vajguri, që përdorej për ndriçim; pishë a urë e madhe e ndezur. Ndiznin mashallanë. Rrugët ndriçoheshin me mashalla.


MASHALLA pasth. bised.

  • 1. Thuhet kur shprehim admirim e kënaqësi për një fëmijë të shëndoshë ose në përgjithësi për dikë a për diçka të bukur, të mirë e të fortë dhe duam që të mos merret mësysh (sipas besëtytnive). Mashalla, çfarë djali (çfarë vajze)! Mashalla, sa e bukur! Mashalla, sa qenkan rritur! Mashalla, sa shumë kokrra paska bërë molla! Nuk tha as «mashalla».
  • 2. përd. ndajf. Shumë mirë; shumë. Me shëndet ishte mashalla. Hëngri (fjeti) mashalla.
  • Për mashalla përdoret zakonisht pas një foljeje për të shprehur një shkallë të lartë cilësie ose veprimi.