Jump to content

mashë

Nga Wiktionary

MASHË f.

  • 1. Përdorëse hekuri, zakonisht me dy krahë të gjatë e me maja të kthyera, që përdoret për të kapur thëngjij të ndezur ose për të përpushur zjarrin. E kap (e zë) me mashë. E trazoi zjarrin me mashë. E qëlloi me mashë. E përdor në vend të mashës. Mashë prej druri s'bëhet. fj. u.
  • 2. fig. zakon. keq. Njeri që përdoret nga dikush si vegël për një qëllim të caktuar, vegël. Nuk bëhet masha e të tjerëve. Ishte (u bë) masha e pushtuesve. I rrinte mashë dikujt ishte gati t'i shërbente si vegël. Kur ka mashën, pse të djegë dorën? fj. u.
  • Mish në mashë shih te MISH,~I. Duhet kapur me mashë e duhet flakur thuhet për diçka të keqe a të dëmshme, që s'e durojmë dot e që duam ta largojmë sa më parë.