Jump to content

martir

Nga Wiktionary

MARTIR m.

  • 1. lart. Ai që vuan shumë e jep edhe jetën për një çështje të lartë e të shenjtë (për çlirimin a për mbrojtjen e Atdheut, për drejtësinë shoqërore etj.); dëshmor. Martirët e Atdheut (e lirisë). Martirët e Borovës. Gjaku i martirëve. Varret e martirëve. Përkujtimi i martirëve të rënë për Atdhe. Dha jetën si martir.
  • 2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Tokë martire. Popull martir. Borova martire.