marshim

Nga Wiktionary

MARSHIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes MARSHOJ. Marshimi i batalionit. Marshimi i pandalshëm i Shqipërisë socialiste.
  • 2. Ecje me hap të rregullt, sipas një ritmi të rreptë e të caktuar, zakonisht të shpejtë. Me hap marshimi.
  • 3. usht. Lëvizja e një njësie ushtarake nga një vend në një tjetër për të plotësuar një detyrë, duke qenë e rreshtuar në një mënyrë të caktuar; sport, ecje në grup bashkë me të tjerë për t'u kalitur fizikisht ose për të arritur diku. Marshim i gjatë (i shpejtë, i lodhshëm, dyditor). Marshim ushtarak (partizan, sportiv). Në formacion marshimi. Filluan marshimin.